Gruaja më e kërkuar në Francë, nga bikini tek burka

10/01/2015 00:00

Brenda pak orëve, Hayat Boumeddiene u shndërrua në në femrën më të kërkuar nga drejtësia franceze.

Në rrethana që mbeten për t’u zbardhur, 26-vjeçarja, partnere e Amady Coulibaly arriti të arratisej prej supermarketit ku mbeti i vrarë partneri i saj nga forcat speciale të policisë franceze që i dhanë fund situatës së pengmarrjes.

Nga policia franceze ajo përshkruhet si “e armatosur dhe e rrezikshme, ndërkohë që hetuesit kanë marrë në pyetje bashkëshortet e dy vëllezërve Kouachi për të mësuar diçka më shumë e për të kapur fillin e një rrjeti terrorist, nëse bëhet fjalë për një të tillë.

Por vëmendja më e madhe dhe përqendrimi i hetuesve është 26-vjeçarja Boumeddiene, e cila nëse kapet e gjallë do të ishte burimi më i mirë i informacionit, gjithmonë nëse do të pranonte të bashkëpunonte me policinë.

Por si mbërriti deri këtu Hayat? Me origjinë algjeriane, Boumeddiene njihej prej kohësh me Coulibaly. Madje në rrjetet sociale e më pas në mediat franceze fillimisht e më vonë në ato ndërkombëtare nisën të qarkullonin me shpejtësi fotot e çiftit, që nisin që nga ato në plazh me bikini e deri tek burka dhe ushtrimi me hark.

Top Channel