Elbasan, trafik me lëndë plasëse, katër në pranga

10/01/2015 00:00

Katër persona kanë përfunduar në pranga me akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake dhe eksplozivëve dhe trafikim i lëndëve plasëse e helmuese” gjatë dy operacioneve të ndryshme të Policisë së Elbasanit.

Gjatë operacionit “Miraka” janë gjetur dhe sekuestruar 800 fishekë model 56, 1.8 kg lëndë helmuese mërkur(zhivë) dhe 10 kapsolla plasëse detonatorë.  Policia ndaloi poseduesit e armëve të sekuestruara, shtetasit Klajdi Hasani 19 vjeç, Shefqet Allkja 22 vjeç dhe Xhevit Hoxha 37 vjeç, që të tre lindur e banues në Mirakë të Librazhdit.

Ndërkohë gjatë operacionit “Shkumbini” është bërë e mundur kapja e shtetasit me inicialet O. Q, 23 vjeç, lindur e banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” e qytetit të Elbasanit. Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe sekuestruar 83 copë kapsolla plasëse detonatorë me fitila të gatshme për të kryer plasje.

Edhe 23-vjeçari nga Elbasani do të dalë përpara drejtësisë me akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe eksplozivëve dhe trafikim i lëndëve plasëse.

Top Channel