Manuel Neuer, portieri më i mirë i vitit 2014

08/01/2015 00:00

Manuel Neuer është shpallur portieri më i mirë i vitit 2014 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Portieri i cili u shpall kampion bote me Gjermaninë la pas kolegët Thibaut Cortuois dhe Keylor Navas duke mbajtur kështu titullin që kishte fituar edhe në vitin 2013.

Votimi është realizuar nga ekspertë të 60 shteteve.

Bie në sy mungesa e Iker Casillas në dhjetëshe, i cili është shpallur portieri më i mirë 4 vite radhazi, nga viti 2008 në vitin 2012.

Ja renditja e 10 portierëve më të mirë të vitit:

1- Manuel Neuer (Bayern Munchen/Gjermani) 216 pikë
2- Thibaut Courtois (Atlético Madrid dhe Chelsea/Belgjikë) 96
3- Keylor Navas (Levante dhe Real Madrid/Kosta Rika) 46
4- Gianluigi Buffon (Juventus/Itali) 26
5- Claudio Bravo (Real Sociedad dhe Barcelona/Kili) 16
6- Sergio Romero (Monaco dhe Sampdoria/Argjentinë) 14
7- Guillermo Ochoa (Ajaccio dhe Malaga/Meksikë) 13
8- Petr Cech (Chelsea/Repulika Ceke) 4
9- Hugo Lloris (Tottenham/Francë) 2
10- Vincent Enyeama (Lille/Nigeri) 2

Top Channel