Tragjike në Lindjen e Mesme/ Masakër gjatë një ceremonie mortore, 10 persona vriten pas një sulmi me armë zjarri në një kishë në Jordani Të maskuar me të zeza, dy persona të armatosur me kallashnikovë sulmuan ambjentet e redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 8 të tjerë.
Viktima mbetën 10 pjesëtarë të stafit të revistës, mes tyre drejtori i saj, Stephan Charbonnier, si dhe tre prej karikaturistëve më të rëndësishëm të saj: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski. Po ashtu u ekzekutuan edhe 2 punonjës policie.
Mësohet se fjalët e fundit të drejtorit të revistës ishin: “Unë më mirë vdes ballëlartë sesa të jetoj i gjunjëzuar”.
Gjatë orëve të mbrëmjes mediat franceze kanë bërë të ditur se policia ka arritur të identifikojë dy autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Sipas policisë 2 ekzekutorët janë vëllezërit franko-algjerianë, Said Kouachi dhe Chérif Kouachi, përkatësisht 32 dhe 34 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur edhe një 18 vjeçar që mendohet se është bashkëpunëtori i tyre.
Teksa të shtënat vazhdonin me breshëri, dhjetëra punonjës u munduan t’i shpëtonin zjarrit. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se atentatorët morën drejtimin për në veri-lindje të qytetit. Aty ku pikërisht pas disa orësh policia franceze gjeti një makinë tip “Citroen” të braktisur, të ngjashme me atë që atentatorët e përdorën si mjet për t’u larguar.
Sipas dëshmive, personat e maskuar flisnin shumë mirë frengjisht dhe zjarrin e hapën duke thirrur “Do t’ia marrim hakun Profetit” dhe “Allahu Akbar”. Sipas karikaturistes Coco, atentatorët përveç se flisnin mirë gjuhën deklaruan edhe se ishin të Al Kaedës.
Presidenti Francois Hollande e etiketoi pa asnjë dyshim ngjarjen si sulm terrorist. “Ne e dinim se ishim të kërcënuar, sikurse dhe vendet e tjera të botës. Kërcënimi i sotëm erdhi sepse ne jemi vend i lirisë”, deklaroi Hollande, i cili mbrëmjen e së mërkurës njoftoi se e enjtja do të jetë ditë zije kombëtare në Francë.
Sulmi vjen mes tensioneve në rritje në Francë si pasojë e rritjes së ndikimit islamik në shoqëri. Mendohet se revista franceze u kthye në qendrën e sulmit, pasi “Charlie Hebdo” njihet për shkrimet e saj satirike.
Rreth 15 minuta përpara sulmit, gazeta kishte publikuar në profilin e saj në “Twitter” një karikaturë të liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Por tre vite më parë ajo kishte realizuar karikaturën e profetit Muhamed, akt ky i cili solli reagime të forta në vend e jashtë tij.
Ndërkaq, Parisi është blinduar nga forca të shumta policore, të cilat po kryejnë një gjueti të mirëfilltë për kapjen e autorëve. Ndërsa përtej Antlantikut, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka vendosur oficerë prane Konsullatës Franceze atje.
Kryeministri Manuel Valls ka ngritur në maksimum nivelin e sigurisë në Francë, duke përforcuar edhe masat e sigurisë në zyrat e mediave, në dyqanet e mëdha, në qendrat fetare, si edhe në transportin publik.
Top Channel