Hollande: Akt terrorist barbar
07/01/2015 00:00
Presidenti francez Francois Hollande e ka konsideruar akt të pastër
terrorist sulmin ndaj redaksisë së revistës “Charlie Hebdo”, ku mbetën
të vdekur të paktën 11 persona.
Menjëherë sapo ndodhi masakra, Hollande la Elysee-në dhe shkoi me urgjencë në zonën e ngjarjes, e cila ka shkaktuar terror në kryeqytetin francez.
“Do të punojmë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ky është një akt i pastër terrorist dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Asnjë akt barbar nuk do ta shuajë kurrë lirinë e shtypit. Ne jemi një vend i bashkuar dhe do të reagojmë ndaj kësaj ngjarje”, tha Hollande.
Top Channel