Nicola Rizzoli, arbitri më i mirë i vitit 2014

06/01/2015 00:00

43-vjeçari ka marrë 131 pikë, duke lënë pas anglezin Howard Webb dhe gjermanin Felix Brych.

Rizzoli është vlerësuar për vitin e tij të jashtëzakonshëm që kulmoi me gjykimin e finales së Botërorit mes Gjermanisë dhe Argjentinës.

Ja 10 arbitrat më të mirë të vitit 2014 sipas IFFHS-së:

1. Nicola Rizzoli (Itali) 131 pikë
2. Howard Webb (Angli) 78
3. Felix Brych (Gjermani) 61
4. Bjorn Kuipers (Holandë) 45
5. Ravshan Irmatov (Uzbekistan) 37
6. Pedro Proença (Portugali) 34
7. Carlos Velasco Carballo (Spanjë) 16
8. Marco Antonio Rodríguez Moreno (Meksikë) 13
9. Cunyet Cakir (Turqi) 13
10. Néstor Fabián Pitana (Argjentinë) 7

Top Channel