Gjermani, protesta rivale pro dhe kundër Islamit

06/01/2015 00:00

Mbështetës dhe kundërshtarë të një grupi që bën fushatë kundër asaj që shihet si “islamizimi i Evropës” kanë mbajtur mitingje rivale në mbarë Gjermaninë.

Që prej tetorit, në këtë vend janë mbajtur protesta javore nga grupi Patriotët Evropianë kundër grupit tjetër Islamizimi i Perëndimit, i njohur ndryshe si Pegida.

Një pjesëmarrje rekord prej 18 mijë personazh u regjistrua në një prej mitingjeve në Dresden. Por menjëherë u verifikuan kundër-demonstratat, ndërkohë që Patriotët u kritikuan edhe nga politikanët gjermanë.

Mijëra persona marshuan në Berlin, Këln, Dresden dhe Shtutgart. Në kryeqytet policia deklaroi se rreth 5 mijë anti-protestues bllokuan qindra mbështetës të Pegida që donin të përshkonin itinerarin e caktuar.

Ndërkohë, rreth 22 mijë anti-Pegida u mblodhën në Shtutgart, Munster dhe Hamburg, bën të ditur agjencia e lajmeve DPS.

Por në Dresden policia deklaroi se 18 mijë persona u mblodhën vetëm për një miting kundër emigracionit, që u kundërshtua nga 3 mijë persona të tjerë në një miting tjetër.

Në Këln autoritetet fikën dritat e katedrales së qytetit si një mesazh për t’u thënë anëtarëve të Pegida-s se po mbështesin ekstremistët.

“Ne nuk e shohim këtë si një protestë, por si një apel drejtuar të krishterëve konservatorë (që mbështesin Pegida-n) që të mendojnë mirë se çfarë po bëjnë”, deklaroi drejtuesi i katedrales, Norbert Feldhoff për BBC.

Vetëm 250 mbështetës të Pegida-s u shfaqën në Këln, krahasuar me mijëra anti-demonstrues.

Top Channel