Dy skiatorë amerikanë vriten nga orteku në Austri 

06/01/2015 00:00

Dy skiatorë amerikanë janë vrarë gjatë ditës së hënë nga një ortek në alpet austriake.

Dy të rinjtë amerikanë Ronnie Berlack, 20 vjeç, dhe Bryce Astle, 19 vjeç, ishin pjesë e një grupi prej 6 skiatorësh, por ata ishin dy të parët që kishin zbritur malin pranë Rettenbach, ku do të hapet edhe kampionati botëror i skive këtë vit.

Zyrtarët austriakë kanë thënë se kishin dhënë alarmin për ortekë pas dëborës së madhe të rënë gjatë ditëve të fundit.

Katër skiatorët e tjerë arritën të shpëtojnë pa dëmtime, ndërsa dy viktimat janë goditur në një lartësi prej rreth 1 mijë metra nga orteku që mendohet të jetë krijuar në një lartësi rreth 3 mijë metra në Solden, një vendpushim i njohur në rajonin e Tirolit në Austri, i cili është baza evropiane e ekipit amerikan të skive.

Top Channel