Live SHBA-Australi/ Skuadra e Pochettinos “vret” ndeshjen, Freeman shënon të dytin dhe hedh në tapet australianët (Video) Barcelona shpërdoroi një mundësi të artë për t’i marrë pikë Realit të Madridit. Skuadra katalanase humbi në “Anoeta” ndaj Real Sociedadit me rezultatin 1-0, në një ndeshje ku Messi dhe Neymar u futën në lojë vetëm në pjesën e dytë. Përcaktues ishte autogoli i Jordi Alba që në minutën e dytë të ndeshjes.
Për t’u shënuar është fakti se Real Sociedad ka mundur tre të mëdhatë e kampionatit spanjoll gjatë këtij sezoni: Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid.
Trajneri Luis Enrique pranoi se veproi gabim në përcaktimin e formacionit titullar duke lënë në stol dy lojtarët e tij më të mirë: Messi dhe Neymar. Argjentinasi dhe braziliani ishin kthyer më vonë se shokët e skuadrës nga pushimet e fundvitit (sigurisht, me lejen e klubit) dhe tekniku vendosi që t’i linte më shumë kohë për rikthimin në fushë.
Gjërat shkuan keq dhe Barcelona vazhdon të mbetet në vendin e dytë të renditjes me 38 pikë, 1 pikë më pak se Reali, por me një ndeshje më shumë të luajtur.
Top Channel