Modifikon fotot e Mandela dhe Luther King
03/01/2015 00:00
Një shi kritikash ka vërshuar mbi këngëtaren Madonna për shkak të publikimit të disa fotove të alternuara të Nelson Mandela dhe Martin Luther King.
Fotot në fjalë janë postuar në profilin e këngëtares në rrjetin social Instagram, për të promovuar albumin e ri të saj “Rebel Heart”.
Në fotot e modifikuara në kompjuter fituesi i Nobelit për Paqen dhe lideri i betejave për të drejtat civile të amerikanëve me ngjyrë, ashtu si dhe këngëtarja në kopertinën e diskut, shfaqen me lidhëse kamoshi në fytyrë.
Por Madonna mbrohet duke thënë: “Nuk është një përpjekje për t’u krahasuar me ta, por vetëm një njohje e natyrës së tyre rebele”.
Top Channel