Aksident i rëndë në Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur Me përjashtim të unitetit të treguar për Ukrainen dhe konfrontimit me Rusinë, përçarjet, euroskepticizmi dhe dyshimet në vetëvete mbizotëruan pjesën më të madhe të 2014-s për Bashkimin Europian.
Zgjedhjet europiane në muajin maj dëshmuan qartë se çfarë vlonte prej kohësh nën sipërfaqe: euroskeptikët dhe populistët shënuan fitore dërrmuese, duke treguar kështu sesa i lartë ishte niveli i pakënaqësisë.
Në Francë, Britaninë e Madhe dhe Danimarkë ata dolën madje fitues me një program që kërkonte më pak Europë e më shumë komb.
Fronti Nacional në Francë dëshiron largimin nga Bashkimi Monetar dhe rivendosjen e frangës, Partia britanike e Pavarësisë, UKIP kërkon largimin e vendit nga BE.
E përbashkëta e të gjithëve është se duan më pak emigrantë. Madje, po të varej nga këto parti, edhe brenda Bashkimit Europian liria e lëvizjes do të kufizohej ndjeshëm.
Në analizën që bën “Deutsche Welle”, në thelb ky për bllokun ka qenë një vit mjaft i vështirë. Kriza e euros mbetet një faktor kyç, ndërsa Europa vazhdon të mbetet e përçarë përballë pyetjes: si duhet luftuar kriza?
Nëse më parë shqetesimin kryesor e përbënin Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Spanja, në këto vende situata ka nisur të përmirësohet dhe problemet tani po spostohen tek Italia dhe Franca.
Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian vazhdon të mbetet një mundësi reale. Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar në shtator shpëtoi për pak nga shpërbërja. Skocezët votuan me 55 kundër 45 përqind kundër pavarësisë.
Gjithësesi, rezultati ishte mjaft i qartë, për të ulur euforinë e separatistëve të tjerë në Europë, si në Katalonjë e në Tirolin e Jugut.
Top Channel