Autoriteti i rrugëve i kërkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që lëvizin
në akset rrugore ku ka patur rreshje dëbore dhe ngrica që të pajisen me
zinxhirë dhe me goma për dimër.

Ne njoftimin e dhene nga Autoriteti Shteteror i Rrugëve kërkohet që drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit për sigurinë e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë sepse gjatë kësaj fundjave kaosi i shkaktuar nga automjetet ka sjellë situata problematike, rradhë me orë të gjata, moslejimin e hyrjes së borëpastrueseve në akset e bllokuara.

Ne qarkun e Elbasanit raportohen disa zona me probleme, nje prej tytre eshte aksi Rrogozhine- Qafe- Thane. Disa fshatra kane mbetur te bllokuara nga debora ndersa mungon edhe energjia elektrike nga demtimi i linjave.

Shtabi i Emergjencave nuk raporton ndonje rast urgjent, por nese situate vazhdon e tille do nisin edhe problemet me banoret qe jane larg sherbimit shendetesor. Per shkak te debores edhe disa shkolla ne komunat e thella nuk kane funksionuar

Situata paraqitet me probleme edhe ne qarkun e Dibres per shkak se edhe aksi nacional kalohet vetem me zinxhire veçanerisht ne segmentin Shupenze- Dovolan ku ka shume debore, edhe rruget e tjera rurale ne zone kalohen me shume veshtiresi per shkak te rreshjeve dhe shtreses se debores qe ka shkuar deri ne 50 centimetra.

Raportohen se disa komuna jane te bllokuara per shkak te reshjeve dhe me mungese energjie per shkak se era e forte ka rrezuar shtyllat. Nderkohe qe vijon puna per hapjen e rrugeve.

Shtabi i emergjencave ne Kukes raporton situate te renduar ne shume zona. Prekfekti ka kerkuar qe kompanive qe kujdesen per hapjen e rrugeve ta bejne deri ne fund punen e tyre ose do penalizohen. Shume komuna ne kukes, Has e Tropoje jane te izoluara ndersa jane edhe shume fshatra te bllokuara ne ato komuna ku rruga ne qender eshte e hapur. Ndërkohë, i gjithë rrethi i Kukësit dhe ai i Hasit nuk furnizohen me energji elektrike dhe shkak për këtë është bërë një defekt i shkaktuar në linjën e tensionit të lartë, që vjen nga Fushë Arrëzi drejt Kalimashit.

Reshjet kane krijuar probkleme edhe ne qarkun e Korçes, megjithese te gjitha akset jane te kalueshme me zinxhire ne zonen malore te Korces ka fshatra ku nuk mund te levizet. Problematik eshte edhe aksi Qafe Thane Korce, nderkohe qe 20 debore pastruese jane ne gjendje pune per te hapur kalimin. Ka demtime te rrjetit te energjise elektrike.

Ne qarkun e Shkodres raportohet se disa rruge te thella malore jane te kalueshme me zinxhire ndersa jane bllokuar dy rruge ne Puke per shkak te orteqeve.

Top Channel