Bierhoff: Gjermania nuk është më e “shëmtuar”, po fiton përkrahje globale

29/12/2014 00:00

Menaxheri i përgjithshëm i Gjermanisë, Oliver Bierhoff, beson se tifozët e futbollit anembanë botës janë duke u treguar më dashamirës ndaj kombëtares gjermane për shkak të triumfit në Botërorin e Brazilit.

Bierhoff shpreson që akuzat e mëparshme për arrogancë janë tashmë një gjë e së shkuarës, teksa ekipi tashmë po fiton lavde për sjelljen e tij në fushë dhe jashtë fushe, ashtu siç ndodhi edhe në Brazil.

Duke folur për gazetën “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, ai ka thënë: “Rrallë kam dëgjuar njerëzit të thonë kaq shpesh kur unë jam jashtë vendit, që Gjermania ka një grup të madh djemsh të rinj, të cilët kanë dhënë një përshtypje tepër pozitive kohët e fundit, diçka tepër e këndshme. E në fund të gjithçkaje, ata gjithmonë e thonë se ne ishim më të mirët dhe e merituam titullin kampion. E gjitha kjo nuk vjen vetëm për sa i përket aspektit sportiv, por edhe qëndrimit dhe sjelljes së sportistëve”.

Edhe pas shkatërrimit që Gjermania i bëri organizatorëve të Brazilit, 7-1 në gjysmëfinalen e kompeticionit të verës së kaluar, Bierhoff këmbëngul se nuk ka pasur kurrë rëndësi vetëkënaqësia apo shfaqjet jashtë fushe në dhomat e zhveshjes së lojtarëve të kombëtares.

“Ne nuk kemi festuar në mënyra të ekzagjeruara, por thjesht u kemi hedhur krahët në shpinë kundërshtarëve tanë dhe i kemi ngushëlluar ata”, shtoi menaxheri, që dikur është shpallur fitues i Europianit të 1996-s. “Kurrë nuk jemi sjellë mendjemëdhenj, por thjesht kemi pas çdo hapi, se kemi bërë një tjetër hap përpara. Në atë moment, ne nuk kemi qenë më gjermanët e mërzitshëm. Por, ekziston ndienja se kjo gjeneratë e re rrezaton mirësi”.

Top Channel