Rusi, flamuri amerikan përdoret si tapet për fshirjen e këmbëve

25/12/2014 00:00

Nuk është e diçka e pazakontë, që të shohësh si tapet për të fshirë këmbët flamurin amerikan në Lindjen e Mesme, ose në Korenë e Veriut. Por, tani është Moska, ajo që i është bashkuar veprimit antiamerikan.

Vetëm pak kilometra nga zemra e kryeqytetit rus, në qendrën tregtare “Elektronics on Presne”, po përdoret simboli amerikan si tapet, që lejon blerësit për të pastruar këpucët e tyre.

Fotot dhe videot që shfaqin këto pamje janë shpërndarë në një nga rrjetet më të mëdha sociale ruse, e për të bërë më pas xhiron e botës.

Sipas stafit të qendrës tregtare, ky veprim u frymëzua nga lidhjet e tendosura midis SHBA-ve dhe Rusisë, me mesazhin se SHBA-të nuk mund të bëjnë çfarëdo që ata dëshirojnë. Megjithatë ka pasur edhe shumë rusë, të cilët e kanë kritikuar rëndë këtë gjest.

Një gazetar rus shkroi në blogun e tij se ky ishte një veprim pa vlerë, ndërkohë që 90% e produkteve që kjo qendër tregton janë prodhuar në SHBA. Por, pronarët e bizneseve janë treguar moskokëçarës, madje duke i shkuar përtej këtij veprimi, ata kanë vendosur edhe në shitje online tapetet me flamurin amerikan, në dispozicion me nga 20 dollarë secili.

Top Channel