Nigeri, kamikazja që i mbijetoi vdekjes

25/12/2014 00:00

Një vajzë 14-vjeçare nigeriane, e cili u arrestua me eksplozivë të lidhur pas trupit, ka treguar para gazetarëve ditën e mërkurë sesi prindërit e kishin dorëzuar te militantët e Boko Haram për të kryer një sulm vetëvrasës.

Vajza, e cili u identifikua si Zahra’u Babangida, u arrestua në Kano më 10 dhjetor pas një ngjarje të rëndë në një reg ku mbetën 10 të vdekur pas një sulmi të dyfishtë kamikaz. Ajo u paraqit para gazetarëve e udhëzuar nga policia për të treguar se si militantët islamik e kishin detyruar për të marrë pjesë në sulm.

Ajo tha se nëna e saj dhe babai, të dy simpatizantë të Boko Haram, e çuan në një qendër të kryengritësve në një pyll pranë qytetit Gidan Zana në shtetin Kano.

Ajo tha se ishte pyetur nga një militant, i cili pretendonte se ishte udhëheqësi, se a e kishte idenë se çfarë ishte një sulm vetëvrasës.

“Ata thanë: A mund ta bësh? Unë i thash jo. Ndërsa po tentonin të më bindnin duke më thënë se nëse do të kryeja sulmin unë do të shkoja në qiell. Ata më kërcënuan se do të më qëllonin ose do të më mbanin në burg nëse nuk do të pranoja”, është shprehur 14 vjeçarja.

Autoritetet vendase nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e prindërve të vajzës. Policia tha se kishte udhëzuar vajzën për të treguar me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit për ata që janë përgjegjës për sulmin e 10 dhjetorit.

E kërcënuar me vdekje, Zahra’u tha se kishte pranuar më në fund të kryente sulmin, “por kurrë nuk pati synimin për ta bërë këtë”. Disa ditë më vona 14-vjeçarja tha se, ajo dhe tre vajza të tjera, të gjitha me eksploziv rreth trupit, u sollën në tregun Kantin Kwari nga persona të paidentifikuar. Zahra’u tha se ajo ishte plagosur kur një nga vajzat shpërtheu bombën e saj dhe pastaj ajo u largua nga vendngjarja, ku përfundoi në një spital në periferi të kryeqytetit dhe ku u zbulua që mbante në trup një sasi eksplozivi.

Boko Haram ka përdorur në sulmet vetëvrasëse vajza të reja, si pjesë e kryengritjes së tyre 5 vjeçare.

Top Channel