Krishtlindjet, mijëra besimtarë mblidhen në Betlehem

24/12/2014 00:00

Mijëra të krishterë anembanë botës u grumbulluan në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor për të festuar lindjen e Krishtit në vendin ku ata besojnë se ka ndodhur, 2 mijë vjet më parë.

Festimet kulmuan në mesnatë me meshën që u mbajt në Kishën e Lindjes së Krishtit. Më herët, qindra besimtarë u mblodhën në Sheshin Mangar për të ndjekur adresimin e Patriarkut Fouad Twal, kleriku më i lartë katolik në Tokën e Shenjtë.

“Shpresoj që vitin tjetër të zëvendësojmë muret ndarëse me ura lidhëse të paqes mes nesh”, tha ai.

Patriarku kërkoi nga besimtarët që të mos harrohen palestinezët në Gaza, ku rreth 20 mijë prej tyre janë në qiell të hapur pas bombardimeve të verës nga Izraeli, por as qytetarët e Sirisë dhe Irakut që po përballen me terrorin e ISIS-it.

Çdo vit, katolikët dhe ortodoksët bëhen bashkë në Betlehem për të festuar Krishtlindjet në vendin e shenjtë të tyrin.

Top Channel