Real Madrid, Ancelotti: Ishte një vit fantastik

23/12/2014 00:00

“Ishte një vit fantastik, fillimi i një cikli.” Kjo është përmbledhja që Carlo Ancelotti i bën vitit 2014 të Realit të Madridit për faqen zyrtare të klubit.

Duke folur me rastin e Krishtlindjes, trajneri italian tha: “Arritëm diçka shumë të rëndësishme falë mundimit dhe sakrificës. Këtë vit nisëm një cikël që mund të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës. Kur fituam “Të Dhjetën” isha i lumtur pasi u shpërblye puna e të gjithëve dhe ishte një gëzim i madh për tifozët tanë të shumtë. Fituam kompeticionin më të rëndësishëm, atë që ëndërrojnë të gjithë.”

Ancelotti shtoi: “Ekipit i vë një notë shumë të lartë sepse arritëm maksimumin.”

Top Channel