“Frenon” ekonomia turke

23/12/2014 00:00

Arsyeja kryesore përse pavarësisht revoltave masive të parkut Gejzit,
shprehje e një pakënaqësie të thellë popullore ndaj drejtimit që ai i ka
dhënë vendit, apo edhe skandalit të korrupsionit e arrestimet e fundit
cënuese të të drejtave të njeriut, Rexhep Tajip Erdoan vazhdon të gëzoje
mjaftueshëm popullaritet në Turqi, është ekonomia e fuqishme dhe
ngritja e standardit të jeteses gjatë qeverisjes së tij.

Por lajmeve te zakonshme pozitive te ketyre viteve mbi rritjen ekonomike te vendit te shtrire ne dy kontinente, duket po i vjen fundi.

Shifrat e publikuara nga zyra e statistikave ne Ankara, ishin zhgenjyese. Vendi, që deri ne 2013-ten bëri bujë me një rritje mesatare prej deri nëntë për qind në vit, sot duhet të kënaqet me shumë më pak. Plani i sivjetshëm për një rritje ekonomike prej 3,3% është në rrezik.

Fillimisht Qeveria kishte shpresuar madje për katër për qind. Por zymtesia nuk rrethon vetem rritjen ekonomike. 10,7% llogaritej niveli i papunesise ne muajin shtator, me i larti ne 4 vjet. 20 për qind eshte papunesia ne radhet e te rinjve. Edhe konsumatoret nuk po shpenzojne dot sa me pare.

Bie ne sy sidomos renia e shitjes se automjeteve gjate 9 muajve te pare te vitet me 19% krahasuar me te njejten periudhe te vitit qe kaloi. Ekspertët akuzojnë Qeverinë se ka humbur shansin për të kryer reforma, megjithate nje pjese e mire e problemeve duket se jane te lidhura me terrenin nderkombetar.

Reduktimi i blerjes së bonove nga Banka Qendrore amerikane ndikon edhe në Turqi si në vende të tjera në zhvillim: Investorët i tërheqin paratë nga Stambolli dhe investojnë në SHBA me shpresë për rritjen e interesit. Bumi i viteve të kaluara në një pjesë të madhe i dedikohej pikerisht investitorëve nga jashtë, por largimi i tyre nga Turqia mund te sjelle pasoja shumë të rënda.

Top Channel