Bie sistemi i internetit në Korenë e Veriut

23/12/2014 00:00

Mediat ndërkombëtare raportojnë se prej disa orësh në të gjithë Korenë e Veriut janë shkëputur lidhjet me internetin.

Sipas një kompanie që monitoron performancën e internet, pas gati 24 orësh me probleme, interneti është shkëputur prej rreth dy orësh në të gjithë Korenë e Veriut.

Ndërprerja  e raportuara vjen në një situatë tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut pas ofensivës kibernetike ndaj “Sony Pictures”.  “Zakonisht ka shkëputje të izoluara, jo probleme të vazhdueshme të lidhjes. Unë nuk do të çuditesha nëse kjo situatë të ketë ardhur për shkak të një sulmi”, ka deklaruar Doug Madory, drejtor i një kompanie monitorimi të performancës së internetit.

Një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk pranoi të komentojë mbi ndërprerje raportuar. “Ne nuk kemi asnjë informacion të ri për të ndarë në lidhje me Korenë e Veriut. Nëse interneti është ndërprerë në Korenë e Veriut atëherë duhet të drejtoheni të pyesni zyrtarët e këtij shteti”, është shprehur Bernadette Meehan.

Filmi “Intervista” qe shkëndija e ofensivës masive kibernetike ndaj Sony Pictures, për të cilën autoritetet amerikane nuk kanë asnjë dyshim se është ndërmarrë prej Penianit. Barak Obama premtoi masa “proporcionale” ndaj këtij sulmi, ku vetë Korea e Veriut mohon të ketë gisht e këmbëngul për një hetim të përbashkët me amerikanët.

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

MicrosoftInternetExplorer4

Gjatë ditës së diel, Presidenti amerikan Barack Obama është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të
përgjigjen ndaj sulmit elektronik të Koresë së Veriut ndaj kompanisë
kinematografike Sony Pictures.

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;}

Top Channel