Tragjedi në Rusi, pesë alpinistë boshnjakë humbin jetën në malin Elbrus Vetëm pak pas arrestimit të një burri, që plagosi me thikë dy policë ndërsa thërriste “Allahu Akbar”, një tjetër incident i dhunshëm trondit Francën.
Po me fjalët “Zoti është i madh”, gjithnjë në arabisht, drejtuesi i një automjeti përplasi një grup kalimtarësh në Dijon, duke plagosur 11 vetë, 2 nga të cilët rëndë. Personi kishte shënjestruar këmbësorët në pesë pjesë të ndryshme të qytetit, brenda harkut kohor të 30 minutave. Agresori, i arrestuar shumë shpejt pas episodit, thuhet të ketë probleme mendore dhe ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik.
Dëshmitarët okularë i thanë policisë se agresori, një burrë te të 40-at, ishte shprehur se “po vepronte në emër të fëmijëve të Palestinës”. Autoritetet janë të bindura se ai nuk ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë. Për policinë, personi në fjalë, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ishte krejt i panjohur.
Ai ka qenë i përfshirë në disa incidente të vogla shumë vite më parë, por asgjë që të paralajmëronte rrezik. Në faqen e vet në Twitter, kryeministri francez Manuel Valls shprehu solidaritetin me viktimat e kësaj ngjarjeje, për të cilën premtohet hetim i plotë.
Franca ka numrin më të madh të muslimanëve në Europën Perëndimore, një shifër e kjo e llogaritur ndërmjet 5 dhe 6 milionë. Vitet e fundit ka pasur disa sulme me sfond islamik, vepër e atyre që media i përshkruan si “ujqër vetmitarë”.
I dyshuari kryesor për vrasjen e 4 personave në një muze të Belgjikës këtë vit ishte i lindur në Francë e kishte kaluar një vit me luftëtarët në Siri. Ndërsa në 2012-n, Mohammed Merah qëlloi për vdekje 7 persona në Tuluzë, përpara se të vriste veten nën presionin e rrethimit të policisë.
Top Channel