Kukësi kampion dimri, Skënderbeu ndal Vllazninë, fiton dhe Tirana

21/12/2014 00:00

Kukësi i Artim Shaqirit mundi 0-1 Flamurtarin në Vlorë dhe e mbyll vitin 2014 si kampion dimri i Superligës.

Protagonist i fitores së skuadrës verilindore ishte i përhershmi Pero Pejic, i cili shfrytëzoi gabimin e Muzakës dhe tundi rrjetën vlonjate. Vendasit u munduan të reagojnë, por sulmuesit e flamurtarit nuk e thyen dot rezistencës e Kukësit që pas kësaj fitoreje u ngjit në kuotën e 38 pikëve.

Goli i kapitenit Shkëmbi në fundin e ndeshjes i dha fitoren 1-0 Skënderbeut në “Loro Borici” dhe njëkohësisht vendin e dytë në klasifikimin e Superligës. Skuadra shkodrane pësoi para tifozëve të saj humbjen e parë pas 5 fitoreve radhazi dhe e mbyll fazën e dytë në vendin e 6 me 23 pikë.

Në ditën e rikthimit të tifozërisë bardheblu në “Qemal Stafa”, Tirana mposhti me lojë dhe me rezultatin 4-2 Teutën e vendit të tetë. Në minutën e 34 Bakaj kaloi kryeqytetasit në avantazh, por gëzimi i tyre zgjati vetëm 2 minuta pasi Hyseni barazoi shifrat. Atëherë kur mendohej se pjesa e parë do të mbyllet me këtë rezultat, Morina dyshoi rezultatin për Tiranën me një 11-metërsh të fituar nga vetë ai. Durrsakët gjetën sërish barazimin në fillimin e pjesës së dytë, këtë herë me Bruno Ditën. Ky gol e nxit Tiranën të sulmojë më shumë në portën kundërshtare. Përpjekjet e tyre të vazhdueshme u shpërblyen në minutën e 70 nga Kagere dhe në fund nga Bakaj që vulosi fitoren e 10 të bardhebluve në këto 18 javë kampionat.

Top Channel