Durrës, sekuestrohen 35 kg kanabis, arrestohen 3 persona

21/12/2014 00:00

Policia e Durrësit ka sekuestruar në orët e para të ditës së dielë 35 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 3 persona.

Të arrestuarit janë Aurel Laçko, drejtuesi i mjetit tip Benz që transportonte drogën, Arjan Plaku dhe Mirosllav Sarak, shtetas kroat.

Droga u sekuestrua rreth orës 02:00 gjatë një kontrolli në makinë.

Top Channel