Tiranë, plagosje me armë zjarri pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

19/12/2014 00:00

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në kryeqytet pranë stadiumit“Selman Stërmasi”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një restorant, ndërsa policia ka bërë të ditur se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet M.L.

Motivet e kësaj plagosje janë ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel