“Rekord absolut në procesin e integrimit europian”, Rama: Shqipëria arriti të pamendueshmen, të gjitha kapitujt e hapur brenda 12 muajve Partia Demokratike akuzoi mazhorancën se në mënyrë të njëanshme dhe me nxitim ndryshoi dy nga tre ligjet që ishin miratuar me konsensus në vitin 2013, si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.
“Për Partinë Demokratike kjo është rruga e gabuar, nuk është rruga e konsesusit dhe bashkëpunimit. Kjo është rruga e gabuar e reformave në vend dhe asaj të drejtësisë në veçanti. Kjo është rruga e kontrollit të sistemit të drejtësisë.
Kryeministri i vendit, ashtu si të gjithe shqiptarët e njohin, ka një kontratë me krimin e organizuar në vend dhe është krimi i organizuar që kërkon kontrollin e sistemit të drejtesisë, është krimi i organizuar që kërkon kontrollin e çdo vendi pune në administratë, dogana, tatime, pika të kalimit kufitar.
Partia Demokratike i bën thirje edhe njëherë sot Partisë Socilaliste: Mos e degradoni Shqipërinë deri në këtë pikë, mos e degradoni sistemin e drejtësisë dhe administratën publike deri në këtë pikë.
Të ndaleni në kapjen e sistemit të drejtësisë, në kapjen dhe degradimin e administratës publike, të ndaheni nga kontrata që kryeministri ka bërë me krimin e organizuar.
T’i dalim zot vendit për ta çliruar nga krimi i organizuar që ka kapur politikën e kërkon të kapë drejtësinë e administratën. Kjo që po bëni është rruga e gabuar, rrugë e cila ka vetëm një fund”, deklaroi deputeti Eduard Halimi.
Top Channel