Inzaghi: Frymëzohemi nga Bayern Munchen

19/12/2014 00:00

“Jemi Milani dhe në Romë nuk mund të shkojmë për t’u mbrojtur, pres të zhvillohet një ndeshje e madhe.” Këto janë fjalët e Filipo Inzaghit në prag të ndeshjes Roma-Milan (e shtunë, ora 20:45).

Trajneri kuqezi deklaroi se me Napolin skuadra e tij zhvilloi një ndeshje të mirë dhe tashmë pret që edhe ndaj ekipit që renditet në vendin e dytë të Serisë A të bëjë të njëjtën gjë.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për rritjen tonë. Për t’u kthyer të mëdhenj frymëzohemi nga Bayerni i Guardiolës”, deklaroi trajneri.

Në lidhje me arritjen e vendit të tretë, Inzaghi tha: “Nëse nuk do e kishim objektiv, nuk do stërvisja Milanin.”

Top Channel