Prezantohet nisma e re e masave anti-korrupsion

17/12/2014 00:00

Koordinatori kombëtar kundër korrupsionit, Bledi Çuçi prezantoi të mërkurën në bashkëpunim me praninë e OSBE-së në Tiranë nismën e re të masave kundër korrupsionit.

Kjo nismë, me një vlerë pre 638 mijë euro financohet nga Ministria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe do të përfitojë nga ekspertiza e Shkollës Italiane të Administratës Publike.

Ky projekt, i cili do të zbatohet nga misioni i OSBE-së, synon të mbështesë zbatimin e strategjisë kombëtare kundër korrupsionit dhe planin e veprimit dhe do të ketë tre objektiva:

Përmirësimin e kapaciteteve të administratës publike, rritjen e pjesëmarrjes së sektorit privat, si dhe ndryshimin e perceptimit të korrupsionit, me një fokus të veçantë tek të rinjtë.

Top Channel