Debitore e energjisë elektrike, shkarkohet zv.ministrja e Mjedisit
16/12/2014 00:00
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministres së Mjedisit, Diana Bejko, pasi figuronte debitore e energjisë elektrike për shtëpinë e dytë në Velipojë.
Burime brenda Kryeministrisë thonë se shuma e debisë ishte modeste, por kjo nuk e ka ndaluar Ramën të kërkojë largimin e saj të menjëhershëm nga Qeveria.
Mësohet se në Kryeministri është ngritur një ekip i posaçëm që ndjek në kohë reale verifikimin e hollësishëm që OSSHEE po i bën me urdhër të Kryeministrit çdo libreze të punonjësve të shtetit.
Diana Bejko erdhi në detyrën e zv.ministres pasi u rreshtua me Partine Socialiste në listën e deputetëve të Shkodrës si prurje e shoqërisë civile.
Top Channel