Zidane ndërton formacionin e tij ideal

15/12/2014 00:00

Pas Ibrahimovic, edhe Zinedine Zidane ka ‘ndërtuar’ skuadrën e tij me futbollistët që janë aktualisht në futbollin e luajtur.

Përzgjedhjet e legjendës së futbollit francez dominohen nga futbollistë të Realit të Madridit dhe katër emra të tjerë, që vështirë se mund t’i refuzonte.

Në portë Zizu vendos Iker Casillas, ndërsa para tij në mbrojtje Dani Alves u bashkohet tre madrilanëve Sergio Ramos, Pepe dhe Marcelo.

Mesfusha nis me Yaya Toure, më pas me Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo-n, që në formacionin e Zidane nuk ka në krah Gareth Bale.

Sulmi është akoma më i frikshëm. Karim Benzema i bashkangjitet dyshes Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic.

Kjo është përzgjedhja e ish-futbollistit, ndoshta e kushtëzuar pak edhe nga pozicioni i tij si drejtues tek skuadra e Realit të Madridit.

Top Channel