Milani rikthehet te fitorja, mund Napolin 2-0

15/12/2014 00:00

Rikthehet te fitorja Milani dhe këtë gjë e bën në një ndeshje të vështirë si ajo ndaj Napolit në San Siro, në javën e 15 të Serisë A. Kuqezinjtë mundën 2-0 skuadrën e drejtuar nga Rafa Benitez duke e barazuar atë me 24 pikë në klasifikim.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e gjashtë falë një goli shumë të bukur të Jeremy Menez.

Në pjesën e dytë ishte Bonaventura ai që dyfishoi rezultatin me një goditje me kokë në minutën e 52-të.

Pas kësaj fitoreje, Milani ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, duke zbritur Napolin në vendin e shtatë falë golaverazhit. Zona Champions është vetëm 2 pikë larg pasi Lazio, Sampdoria dhe Genoa kanë të treja nga 26 pikë.

Top Channel