Studimi për bakteret që u rezistojnë ilaçeve: Rrezikohen 10 mln njerëz

14/12/2014 00:00

Bota po përballet me një krizë shëndetësore dhe nuk ka armët e duhura për ta frenuar atë. Para disa ditësh, një raport shkencor shëndetësor dha alarmin për shfaqjen e disa baktereve, që janë rezistente ndaj ilaçeve dhe mund të vrasin deri në 10 milionë njerëz në vit.

Jim O’Neill, i cili udhëhoqi grupin e punës, vuri në dukje se vetëm në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 50.000 njerëz kanë rënë pre e infeksioneve të tilla. Faktet tregojnë se këto të fundit janë duke u shtuar me ritme të shpejta.

Për t’i reduktuar pasojat jetësore dhe për ta frenuar fenomenin në rritje kushton deri në 100 trilionë dollarë investime për antibiotikë të rinj. Por, në këtë pikë, ndihet përkeqësimi i dukshem, pasi numri i baktereve por rritet dhe prodhimi i ilaçeve nga kompanitë farmaceutike po bie.

Nga ana tjetër, ekspertët paralajmërojnë se ekziston dhe një tjetër fenomen, që po godet jetë njerëzish. Shumë nëna dhe foshnje të porsalindura vdesin për shkak të mungesës së higjienës. Sipas instancave të shëndetësisë, mungesa e objekteve të tilla themelore po pengon marrjen e masave shtesë, për të përmirësuar shëndetin e nënave të reja dhe foshnjave të porsalindura.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se epoka e ardhshme është shumë e hapur ndaj riskut të infeksioneve nga këto baktere, por pasojat mund të jenë po aq fatale edhe për shekullin në të cilin ne po jetojmë, nëse ende nuk do jetë marrë ndonjë masë drastike.

Top Channel