“Tevez rikthehet në Argjentinë së shpejti”

13/12/2014 00:00

Carlito Tevez po kalon një formë të shkëlqyer në Serie A me kampionët e Italisë, duke qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Juventusit dhe njëkohësisht golashënues i kampionatit deri tani me 9 të tillë.

Megjithatë vëllai i argjentinasit ka shkruar në “Twitter” se Tevez do të rikthehet së shpejti në kampionatin argjentinas me klubin nga ku ai doli si futbollist, Boca Juniors. “Ai do të rikthehet në Argjentinë dhe do të bëjë sërish të famshme Boca-n” shkruan Diego Tevez, vëlla i Carlitos.

Në vitin 2004 Tevez aktivizohej me Boca Juniors, duke arritur atëherë deri në gjysmëfinale të Kupës Libertadore.

Por duket se kjo nuk është e gjitha, pasi mediat italiane shkruajnë se Daniel Angelici, president i klubit argjentinas do të mbërrijë në Torino, pikërisht për t’u takuar me Carlito-n.

Top Channel