Ekstradohet nga Italia i dënuari nga drejtësia shqiptare

13/12/2014 00:00

Autoritetet italiane kanë ekstraduar në Shqipëri një të dënuar nga drejtësia shqiptare me akuzën e vrasjes në bashkëpunim.

I ekstraduari është Fiqiret Seferi, 48 vjeç. Ndaj tij Gjykata e Tiranës ka marrë në vitin 2009 vendimin për ta dënuar me 18 vite burg për vrasjen e shtetasit me inicialet A.M në vitin 2006.

Seferi ka qenë një ndër personat që kanë qëlluar disa herë me thikë viktimën, për t’u larguar më pas. Seanca gjyqësore ndaj tyre u zhvillua në mungesë.

Pas dorëzimit, 48-vjeçari u transportua në qeli ku do të vuajë dënimin e dhënë.

Top Channel