Didi shkrin strukturën “Task Force” të Policisë Rrugore

12/12/2014 00:00

Një urdhër i Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan
Didi, ka sjellë shkrirjen e ‘Task Forcës’ së policisë rrugore në Tiranë.

Pas aksionit të gjerë që përfshiu kryeqytetin e vendit për ata persona që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor, kjo strukturë nuk do të vazhdojë së funksionuari.

Kryesisht “Task Forca” vepronte në zonën e Unazës së re në Tiranë, ku ndalonte makinat të cilat nuk respektonin semaforët rrugorë, duke shkelur rregullat e qarkullimit.

Për thuajse 3 muaj, kjo strukturë ka bllokuar rreth 1.000 patenta dhe ka arrestuar dhjetëra drejtues mjetesh që nuk i bindeshin urdhrit të policisë, duke kundërshtuar punonjësit me fyerje ose përplasje fizike. Për momentin nuk dihen arsyet e këtij vendimi nga ana e Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Top Channel