Cristiano blen një orë Bulgari për secilin nga shokët e skuadrës

12/12/2014 00:00

Cristiano Ronaldo i ka bërë një dhuratë të gjithë shokëve të skuadrës së Real Madrid. Sulmuesi portugez i ka blerë secilit prej futbollistëve të skuadrës së parë një orë Bulgari që ka një vlerë rreth 8200 euro.

Alvaro Arbeloa ishte i pari që e publikoi në rrjetet sociale foton me dhuratën e bërë nga Cristiano.

“Drejt Almerias me dhuratën që Cristiano i ka bërë skuadrës me rastin e fitores së La Decima”, shkroi mbrojtësi spanjoll.

Top Channel