Aksident në Fushë-Krujë, vdes një person; Lushnjë, drejtuesi i një mjeti pëson atak kardiak

12/12/2014 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një
tjetri ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç.

Sipas asaj që bën të ditur policia, një makinë, që dyshohet të ketë qenë me shpejtësi të madhe, është përplasur me bordurën dhe ka marrë flakë.

Si pasojë, ka ndërruar jetë 22-vjeçari Edmond Xaka, i cili drejtonte mjetin dhe është plagosur rëndë pasagjeri Luan Hysa.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, një aksident tjetër ka ndodhur në Lushnje, ndonëse në rrethana të tjera, ku ka humbur jetën një 46-vjeçar.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se personi në fjalë ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e një ataku kardiak dhe më pas ka ndërruar jetë nga përplasja.

Burimet shtojnë se uniformat blu të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë njoftuar familjarët e të ndjerit, trupi i të cilit është dërguar në morg për t’iu nënshtruar autopsisë. 

Top Channel