Marrëveshja me SHBA-në, burimet pranë Teheranin zbulojnë: Mojtaba Khamenei nuk e ka dhënë ende miratimin
Tajfuni “Hagupit” i është drejtuar Manilës, por ka humbur një pjesë të forcës së vet, pas kalimit në një pjesë të Filipineve. Të paktën 21 vetë kanë humbur jetën nga stuhia, që preku tokën në bregun lindor të vendit, dy ditë më parë.
Më fort u goditën komunitetet e largëta të peshkimit, në ishullin Samar, ku era shkuli çatitë e ndërtesave, që përfunduan në oqeanin Paqësor. Energjia elektrike u ndërpre në mbarë rajonin, e rrugët u mbushën me pemë e çati metali.
Tajfuni është shoqëruar me erëra, që mbërrinin shpejtësinë 210 kilometra në orë. Mbi 1 milion vetë janë evakuuar nga fshatrat bregdetare dhe zonat e rrezikuara nga rrëshqitja e dheut, e janë vendosur në strehime të përkohshme.
Top Channel