Elbasan, arrestohen 3 persona për shfrytëzim prostitucioni

08/12/2014 00:00

Tre persona kanë përfunduar në pranga në qytetin e Elbasanit me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të personave të rritur.

Policia bën me dije se ka ndaluar 35-vjeçarin Leonard Balia, 17-vjeçarin Muhamed Kovaçi dhe 39-vjeçarin Ylli Likollari, që të tre banues në Elbasan.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shfrytëzonin për prostitucion 22-vjeçaren nga Kuçova me iniciale A.G, aktualisht studente në Tiranë. Ndalja e veprimtarisë kriminale u realizua në sajë të operacionit “Parku 2”.

Vetëm tre muaj më parë, gjatë një tjetër operacioni të koduar “Parku 2014” Policia e Elbasanit arrestoi 5 persona me të njëjtën akuzë, atë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Top Channel