Sfida mes Laçit dhe Flamurtarit nuk ka nxjerrë asnjë fitues, duke bërë që këto dy skuadra të ruajnë vendet e tyre në klasifikimin e përgjithshëm.
Kurbinasit e drejtuar nga Armando Cungu shënuan të parët me Dokun, ndërkohë që vlonjatët u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë me një supergol të Telushit.
Në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Vllaznia shkatërroi 4-1 Elbasanin, duke zbehur akoma më shumë shpresat e pakta të elbasanasve për një mrekulli që mund t’i mbajë ata edhe sezonin e ardhshëm në Superligë.
Shtubina hapi siparin e golave në minutën e 16-të, ndërkohë që në fillimin e të dytës Soza trefishoi rezultatin me një dopjetë, ndërsa shkurtoi diferencën për Elbasanin Agboyi. Në fund ishte talenti shkodran, Kalaja, ai që vulosi rezultatin e ndeshjes dhe fitoren e tretë radhazi të Vllaznisë, e cila i largohet përkohësisht zonës së ftohtë të klasifikimit.
Java e 15 e Superligës do të mbyllet të hënën me derbin Partizani-Tirana, e cila do të transmetohet direkt në Superport në orën 18:00.
Top Channel