S&P zhvlerëson Italinë në BBB-

06/12/2014 00:00

Agjencia e vlerësimit të riskut kreditues, “Standard and Poor’s” ka
zhvlerësuar në BBB- Italinë, duke konfrimuar gjendjen e vështirë në të
cilën ndodhet ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës.

Agjencia amerikane argumenton zhvlerësimin me rritjen e fortë të borxhit dhe me performancën e dobët të ekonomisë.

Në qershor S&P la në fuqi vlerësimin BBB me perspektivë negative për t’i lënë kohë qeverisë Renzi, që kishte vetëm 2 muaj në pushtet që të ndërmerrte reformat e nevojshme. Agjencia amerikane thotë se gjendja e ekonomisë po minon mbështetjen e borxhit publik të vendit.

Agjencia vlerëson reformat e qeverisë Renzi, sidomos ‘Jobs Act’, por beson se ky akt nuk do të zgjidhë çështjen e papunësisë së lartë në një afat kohor të shkurtër.

Italia është ndër vendet më borxhin më të lartë publik në Bashkimin Europian dhe të dhënat janë që deri në 2017 ky borxh të shkojë në 2.256 miliard euro, ose 127 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Top Channel