
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka takuar një pjesë të konçesionarëve të HEC-eve të vogla, të cilët kanë kërkuar ngrirjen e vendimit të qeverisë për uljen e çmimit me të cilin Koorporatës do t’u blejë energjinë.
Burime nga qeveria dhe konçesionarët thanë se gjatë takimit, ministri Gjiknuri ka deklaruar se qeveria është e vendosur të zbatojë këtë vendim si një masë emergjente në kuadër të ndërhyrjes për shëndoshjen e sistemit në krizë dhe më pas do të shihet një tjetër formulë.
Sipas burimeve, palët kanë rënë dakord për ngritjen e një grupi pune që do të vijojë diskutimin në nivel teknik për të gjetur një zgjidhje konsensuale mes palëve.
Ministri Gjiknuri ka premtuar shlyerjen e pagesave të prapambetura brenda gjashtëmujorit të parë të 2015-s, paralelisht me pagesat mujore, të cilat shteti nuk ua paguan prodhuesve prej një viti duke akumuluar një borxh prej 60 milionë eurosh ndaj tyre.
Top Channel