Kalendari i Formulës 1 për vitin 2015

04/12/2014 00:00

Këshilli Botëror i FIA-s në Doha ka vendosur që viti i ardhshëm do të jetë më i gjati në historinë e Formulës 1 me 21 gara.

Sipas këtij kalendari, sezoni do të fillojë më 15 mars 2015 dhe do të përfundojë në 29 nëntor në Abu Dabi.

Cmimet e Mëdha të reja do të jenë ai i Meksikës dhe i Koresë. Gjithashtu, gara e fundit e Botërorit nuk do të japë dyfishin e pikëve si në këtë sezon.

Ja kalendari i plotë:

5 mars – Australi
29 mars – Malajzi
12 prill – Kinë
19 prill – Bahrain
3 maj – Korea
10 maj – Spanjë
24 maj – Monako
7 qershor – Kanada
21 qershor – Austria
05 korrik – Britani e Madhe
19 korrik – Gjermani
26 korrik – Hungari
23 gusht – Belgjikë
6 shtator – Itali
20 shtator – Singapor
27 shtator – Japoni
11 tetor – Rusi
25 tetor – SHBA
1 nëntor – Meksikë
15 nëntor – Brazil
29 nëntor – Abu Dhabi

Top Channel