Durrës, një mjet aksidenton policin rrugor

04/12/2014 00:00

Një punonjës i qarkullimit rrugor është përplasur në krye të detyrës.
Shkëlqim Cupa, i ka kërkuar drejtuesit të mjetit, të identifikuar si
Ledjon Kadilli, që të ndalej për kontroll, por ky i fundit jo vetëm që
nuk i është bindur urdhrit, por e ka përplasur efektivin.

Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të dëmtuarin në mes të rrugës. Burimet thonë se Shkëlqim Cupa ka marrë disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe është dërguar me shpejtësi në spital.

Kadilli është shpallur në kërkim. Ai njihet si person me precedentë të mëparshëm penalë. Në korrik të 2013, ai u akuzua se kishte aksidentuar një tjetër oficer policie në postbllokun e Urës së Dajlanit në Durrës.  Arben Luci, atë kohë mori shumë plagë në trup, por fatmirësisht shpëtoi.

Top Channel