Vjedhja e energjisë, katër në pranga në Elbasan

03/12/2014 00:00

Antikrimi ekonomik në Elbasan prangosi katër persona dhe një punonjës të OSHEE-së nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Fatos Malkja, punonjës në burgun e Peqinit u arrestua në flagrancë, ndërkohë që në pranga ranë edhe Viktori Haxhiraj, Nexhat Dokja dhe Drita Kasemi.

Po ashtu u arrestua edhe punonjësi i Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Kujtim Çela ndaj të cilit rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Një ditë më parë qeveria bëri publike mekanizmin lehtësues të pagesës për gjithë debitorët dhe tha se nuk do të ketë asnjë amnisti.

Top Channel