Ebola, Obama i bën thirrje Kongresit të miratojë ndihmën

03/12/2014 00:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara i ka bërë edhe një herë tjetër thirrje Kongresit për të miratuar një fond prej 6 miliardë dollarë për të luftuar shpërthimin e virusit vdekjeprurës të Ebolaës në Afrikën Perëndimore.

Deklarata e Presidentit erdhi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, ku ai kishte shkuar për një vizitë dhe ku përgëzoi shkencëtarët për punën e bërë drejt vaksinës kundër Ebolës.   

Rreth 7 mijë njerëz kanë humbur jetën, kryesisht në Liberi, Sierra Leone dhe në Guine. Shoqata Mjekët Pa Kufi ka kritikuar sërish ashpër reagimin e ndërkombëtarëve, duke e cilësuar atë të ngadaltë.

Ndërkohë në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë duket se është më optimiste. Një ditë më parë atë deklaruan se vetëm në 60 ditë janë arritur objektivat kryesore për trajtimin e shpërthimit të Ebolës në Afrikën Perëndimore.

Top Channel