Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë Papa Françesku iu bëri thirrje udhëheqësve myslimanë të botës të dënojnë terrorizmin që kryhet në emër të Islamit.
Duke folur me gazetarët në bordin e avionit të tij gjatë kthimit nga Stambolli për në Romë, Papa tha se kjo do të ndihmoje te hidhen poshte paragjykimet e atyre njerëzve në Perëndim që vënë shenjën e barazimit mes të dyve.
“Kur njerëzit shohin këto akte terroriste, jo vetëm në këtë rajon, por edhe në Afrikë, reagimi është: ‘Nëse Islami është i tillë, kjo më indinjon.’ Kjo fyen shumë myslimanë, të cilët thonë: ‘po ne nuk jemi të tillë, sepse Kurani është një libër i paqes. Është libër profetik i paqes. Terrorizmi nuk është Islami”, tha Papa.
Te njejtin mesazh, sic pohoi dhe vete, Ati i Shenjte i ka percjelle edhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan. Sa per militantet islamike qe veprojne ne Siri e Irak, me heret Francesku u shpreh se ata “po kryejne nje mekat te madh ndaj Zotit”`.
“T`iu marresh njerezve paqen, te kryesh qofte edhe aktin me te vogel te dhunes apo edhe te heshtesh perballe aketeve te tilla sidomos kur i drejtohen te dobteve e te pafuqishmeve, kjo do te thote te mekatosh perballe Zotit”, u shpreh Papa Françesku.
Zbutja e varferise ne rajon, sipas Papes, eshte e nje rendesie kyce sepse pikerisht asaj i detyrohet rritja e nivelit te rekrutimeve nga terroristet.
Kreu i Kishes Katolike e vizitoi Turqine me misionin e forcmimit te lidhjeve me lideret fetare e hedhjes se urave te perafrimit me shtetin e shtrire mes dy kontinenteve qe sheh edhe nga lindja, edhe nga perendimi, por qe mbetet nje vend musliman thellesisht skeptik.
Megjithate, edhe pse ne rrafshin e diplomacise, Françesku nuk hodhi as edhe nje hap te gabuar, ky rrugetim provoi se afrimi me turqit qe besojne se jashte kufijve i urrejne nuk eshte i lehte, ndersa vete Erdoani ia beri te qarte se ai personalisht fajeson perendimin per rritjen e vrullshme e frikesuese te ISIS-it.
Top Channel