Grabitën dhe përdhunuan çiftin në Fier, pranga dy autorëve të dyshuar

28/11/2014 00:00

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar
të grabitjes dhe përdhunimit të një çifti të fejuarish në 20 tetor në
pyllin e Semanit në Fier. Ngjarja e ndodhur rreth një muaj më parë
tronditi opinionin publik dhe vetëm sot policia ka mundur t’i vërë në
pranga.

Në pranga kanë rënë shtetasit Endri Goga, 25 vjeç dhe Shaban Skeja, 18 vjeç. Policia njofton se dy autorët e dyshuar janë çobanë dhe me origjinë nga veriu dhe kishin ardhur në qytetin e Fierit për të punuar.

Sipas policisë, Endri Goga është autori i përdhunimit të vajzës, ndërsa Skeja ka qenë bashkëpunëtor i tij. Ata të dy kanë pranuar gjithçka që ka ndodhur, duke marrë përsipër autorësinë e ngjarjes.

Dy autorëve të dyshuar, iu gjetën maskat dhe armët që kishin përdorur për kanosjen dhe përdhunimin e çiftit të të fejuarve.

Këta të fundit kishin dalë për një shëtitje në pyllin e Semanit dhe në një moment janë sulmuar nga dy autorët e dyshuar, duke i grabitur dhe përdhunuar.

Top Channel