Ukrainë, shtohet presioni ndaj Poroshenkos

27/11/2014 00:00

Presioni politik ndaj Petro Poroshenkos sa vjen e rritet, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë kufijve, me kritikat se kreut të shtetit ukrainas i mungon orientimi në luftën kundër separatistëve në rajonet lindore dhe se nuk po merr masa të shpejta drejt reformës.

Një muaj pasi Ukraina mbajti zgjedhjet e para parlamentare, që prej përmbysjes së Presidentit pro-Moskës, Viktor Yanukovych, politikanët ende debatojnë mbi formimin e qeverisë së re.

Në përpjekje për të zbutur kritikat për zvarritjet, Poroshenko premtoi se vendi do të ketë shumë shpejt një ekzekutiv të ri.

Top Channel