Lezhë, grabisin banesën të maskuar si policë

27/11/2014 00:00

Një grup personash të maskuar si policë dhe me një makinë të bardhë me sirena policie kanë kryer një grabitje në banesën e shtetasit Kolë Gega, në fshatin Kallmet i Madh në Lezhë.

Sipas dëshmive të dhëna në polici, bëhet fjalë për 3 deri në 5 persona me uniformë policie dhe jelekë fosforeshentë të cilët kanë marrë 1 milionë lekë dhe 2 mijë euro në banesë dhe janë larguar.

Drejtoria e Policisë së Lezhës ka nisur kërkimin për kapjen e autorëve.

Top Channel