“Dita e Falënderimeve” në SHBA

27/11/2014 00:00

Sikurse tradita shumëvjeçare e do, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë “Ditën e falënderimeve”, e cila kremtohet të enjten e fundit të nëntorit.

E njohur si “Thanksgiving day”, amerikanët e festojnë duke ndjekur aktivitete të ndryshme, si dhe e finalizojnë me darkën tradicionale në qendër të të cilit janë gjeli i detit dhe torta me kunguj.

Më shumë se sa një festë, ajo shërben për të mbledhur familjet dhe miqtë bashkë. Presidenti Obama, pasi dha urimin e tij për festën e falënderimeve, shtoi:

“Sot do të përflitem gjatë për lejen e ekzekutimit të dy gjelave të pafajshëm “Mac & Cheese”, por jam i justifikuar se do të dalin pjata shumë të shijshme. Rëndësi ka që këto gjela dhe shumë të tjerë si ta do të ikin të respektuar maksimalisht nga kjo jetë”, u shpreh Presidenti Obama.

Familja presidenciale Obama shpërndau ushqime për shumë njerëz të zonës dhe kaloi orë të tëra duke i shërbyer komunitetit. Në këtë ditë, njerëzit e të gjitha besimeve, përveç se shkëmbejnë falënderime, gjithashtu ndihmojnë edhe ata që nuk kanë mundësi për të festuar.

Por jehona e festës amerikane shkoi edhe përtej kufijve. Në Afganistanin e largët, ushtarëve amerikanë iu ofrua një drekë e shijshme dhe një ditë ndryshe, larg luftimeve. Ndër të tjera, kjo festë për amerikanët është një reflektim i optimizmit të tyre, pasi janë të vetëdijshëm se jetojnë në një vend me shumë bekime.

Top Channel