Afganistan, kamikazi shkakton 5 viktima, 30 të plagosur

27/11/2014 00:00

Një kamikaz hodhi në erë një automjet të Ambasadës britanike në lindje të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.

Të paktën 5 afganë mbetën të vrarë nga shpërthimi, ndërsa 30 vetë, ndër të cilët dhe pjesëtarë të stafit të Ambasadës, u plagosën.

Disa raporte lënë të kuptohet se viktimat ishin kalimtarë të rastit. Agresori kishte qenë duke lëvizur me motoçikletë.

Përgjegjësinë e ngjarjes e kanë marrë përsipër militantët talebanë. Kryengritësit i kanë shtuar kohët e fundit sulmet në mbarë vendin, ndërsa trupat e huaja përgatiten të largohen nga Afganistani muajin që vjen.

Vetëm tri ditë më parë, dy ushtarë amerikanë gjetën vdekjen nga një sulm me bombë ndaj forcave të NATO-s, edhe ai po në lindje të Kabulit.

Top Channel